image "Po i kacavirret kudo", këshilltari i presidentit thotë se Thaçi i është bërë Kurtit obsesion

Politikë/ “Po i kacavirret kudo”, këshilltari i presidentit thotë se Thaçi i është bërë Kurtit obsesion

news image

Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili po vazhdon ta quan Thaçin si noter shtetëror, shkruan Gazeta Sinjali.

Behramaj ka thënë se presidenti i është bërë obsesion kryeministrit në detyë. Andaj, sipas tij, Kurti po bën përpjekje për t’i minimizuar kompetencat kushtetuese të Thaçit.

“Në përpjekje për t’ia minimizuar kompetencat, Kurti po thotë që presidenti është “noter shtetëror”. Por, meqë i është bërë obsesion dhe po i kacavirret kudo, realisht si “përmbarues” e sheh më shumë”, ka shkruar Behramaj në Facebook.  

Kryeministri në detyrë e ka quajtur presidentin si figurë ceremoniale ose noter shtetëror i cili, sipas Kurtit, nuk është njëri nga shtyllat e pushtetit.

“Unë jam kryeminsitër në detyrë, por shtetu ynë ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti është një figurë ceromoniale, le të të themi noter shtetëror, i cili nuk është njëri nga shtyllat e pushtetit, është e qartë që Presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ka, por ato të tilla janë sipas Kushtetutës, është dashur të mendoj atëherë kur ka dashur të bëhet president”, kishte deklaruar Albin Kurti./Gazeta Sinjali/