Policia e Kosovës dje rreth orës 09:30 e ka arrestuar një shtetas të Turqisë për kontrabandim me migrantë.
Siç njofton Policia, në rimorkion e kamionit të turkut janë gjetur 7 migrantë nga Bangladeshi, të cilët dyshohej se ishin të kontrabanduar.
“SPK Hani Elezit 15.02.2020 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull Turk shtetas i Turqisë, pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tij, në rimorkion janë gjetur shtatë persona (migrantë) nga Bangladeshi, të cilët dyshohej se ishin të kontrabanduar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Pas intervistimit, prokurori ka dhënë urdhër që turku të dërgohet në mbajtje. Ndërkohë Policia po e heton rastin. /Gazeta Sinjali/