image Po fliste për situatën në Kosovë, kryetarja e Kuvendit i heq fjalën Dogjanit, revoltohet deputeti

Politikë

Po fliste për situatën në Kosovë, kryetarja e Kuvendit i heq fjalën Dogjanit, revoltohet deputeti

news image

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka hequr fjalën deputetit të PD-së Asllan Dogjani ndërsa ky i fundit po fliste për situatën e fundit në Kosovë, ku tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga serbët.

Nikolla i është drejtuar duke i thënë se po bën komente të tepërta, pasi nuk po fliste për procedurë, për të cilën mori fjalën.

Ky veprim ka revoltuar Dogjanin, i cili është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar për të marrë fjalën në foltore.

Tek foltorja, menjëherë më pas, ka shkuar edhe garda. Dogjanit i është dhënë më pas një minutë fjala.

“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtme dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës”, tha Dogjani në fjalën e tij.

/GazetaSinjali/