image Po ecte me biçikletë, vetura e përplas për vdekje shqiptarin në SHBA

Rajon

Aksident/ Po ecte me biçikletë, vetura e përplas për vdekje shqiptarin në SHBA

news image

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara pasi është përplasur nga një veturë, teksa po ecte me biçikletë.

Bëhet fjalë për 79-vjeçarin Zudi Daci nga Dibra e Madhe i cili nga një kamion rreth orës 08:20 të mëngjesit të së premtes.

Policia amerikane ndaloi shoferin e kamionit, shtetasin 43-vjeçar, Faustino Rebollar-Garcia.

Zudi Daci ishte veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.

“Ai ishte idhulli im. Ishte në gjendje shumë të mirë. Njeri shumë i mirë dhe kurrë nuk u konfliktua me dikë. Pasi kaloi disa javë shqetësime nga situata e koronavirusit, zgjodhi që të dilte me bicikletë për të qenë në formë”, ka thënë nipi i tij, Jim Lleshi për mediat amerikane. /Gazeta Sinjali/

fhretu4r5uj45rjfgj.jpg