Sot ka ndodhur një incident në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se një plumb qorr ka përfunduar në kioskën e Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare.
Ende nuk dihet se nga ka përfunduar plumbi në vendin ku ishte Policia, pasi që nuk është dëgjuar zhurma e të shtënave, por vetëm kur është parë plumbi që ka depërtuar brenda.
Megjithatë burimet e Sinjalit njoftuan se hetuesit janë nisur për në vendin e ngjarjes për t’i zbardhur rrethanat e këtij rasti.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja.