image Plotësohet kërkesa e Putin, Evropa përgatitet ta paguaj gazin rus në rubla
[wp-story id="814678"]

Botë

Plotësohet kërkesa e Putin, Evropa përgatitet ta paguaj gazin rus në rubla

news image

Disa nga kompanitë më të mëdha evropiane të energjisë po përgatiten të përdorin një sistem të ri të pagesës për gazin rus, sistem që është kërkuar nga Kremlini dhe për të cilin kritikët thonë se kjo do ta zvogëlonte efektin e sanksioneve, do ta kërcënonte unitetin e bllokut dhe do t’i dërgonte miliarda dollarë në dorë drejt ekonomisë ruse, shkruan Financial Times.

Shpërndarësit e gazit në Gjermani, Austri, Hungari dhe Sllovaki po planifikojnë të hapin llogari në rubla në Gazprombank në Zvicër në mënyrë që t’i plotësojnë kërkesën ruse për të paguar në valutën e saj, sipas disa burimeve që janë të informuar me përgatitjet përkatëse.

Grupët përfshijnë dy nga kompanitë më të mëdha importuese të gazit rus: Uniper me bazë në Dusseldorf dhe OMV me bazë në Vjenë.

Negociatat ndërmjet blerësve evropianë dhe Gazpromit rus- që kontrollohet nga shteti- janë shpeshtuar teksa po afrohet afati për pagesa, thanë burimet.

/GazetaSinjali/