image Plot qytetarë në vendvotime e kolona të gjata në rrugë

Kosovë

Video/ Plot qytetarë në vendvotime e kolona të gjata në rrugë

news image

Zgjedhjet e parakohshme që janë duke u mbajtur sot, kanë shkaktuar interesim të madh te qytetarët.

Për dallim nga orët e paradites, pasdite qytetarët po presin në radhë për të votuar. Po ashtu edhe në rrugët e kryeqytetit ka kolona të shkaktuara nga veturat e shumta.

Ndërsa vërehet një fluks i madh i qytetarëve të cilët po presin në radhë për të votuar.

Kështu numër i madh i qytetarëve shihen në qendrën e votimit në Fakultetin e Filologjisë dhe në shkollën fillore “Naim Frashëri”.

Vendvotimet janë hapur në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19:00.