“Plisat” kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë ndeshjen Prishtina-Llapi në shenjë pakënaqësie ndaj FFK-së.
“Plisat” thonë se “nuk marrim pjesë në ato inskenime ku Prishtina trajtohet mysafire në shtëpinë e saj“.
“Prishtina nuk është lodër e mashë e askujt. Mjaft jemi lodhur duke u dënuar me problemet teknike të stadiumit. E kur gjithçka është në rregull me të, nuk arsyetohet tallja me Prishtinën”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.