Plazhi është plot ndërsa shumë prej plazhistëve shprehen të kënaqur. Janë kryesisht shqiptarë të Kosovës që kanë zgjedhur të pushojnë në Shëngjin. Rritja e çmimeve ka qenë e lehtë.
Pushuesit bëjnë diferencën mes atyre që jetojnë jashtë dhe brenda vendit.
Operatorët turistikë në Shëngjin kanë ndryshuar strategji. Mënyra që kanë gjetur për të tërhequr turistë janë paketat turistike.
Ecuria e deritanishme e sezonit po i kënaq, shkruan abcnews.
Në plazhin e Tales çmimet janë dhe më të favorshme. Dhomat variojnë nga 3 mijë lekë në 50 euro nata, ndërsa çadrat nga 400 ne 600 lekë.