image Plazhet thatë, INSTAT thotë se turizmi në Shqipëri u rrit për 66%

Shqipëri

Plazhet thatë, INSTAT thotë se turizmi në Shqipëri u rrit për 66%

news image

Pavarësisht se një pjesë e plazheve, kryesisht në jug të vendit duket sikur janë braktisur nga turistët, shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë të kundërtën, të paktën për muajin maj.

Sipas INSTAT, numri netqëndrimeve në maj u rrit me mbi 66 për qind krahasuar me një vit më parë. “Post pandemia, gjithmonë shoqërohet me një shpërthim, që në kushte normale duhet të shkonte deri në 20-30% më shumë sesa periudha normale”, thotë për A2CNN, Besnik Vathi, përfaqësues i turoperatorëve turistikë.

Por “braktisja” e jugut në qershor-korrik nga pushuesit, për ekspertë të turizmit nuk është thjesht një perceptim dhe kjo e ka një shpjegim.

Plazhet e jugut nuk kanë pasur asnjëherë turistë të huaj, ose nuk janë bazuar asnjëherë te turistët e huaj, i kanë shërbyer tregut vendas. Turistët e huaj nuk shkojnë të lidhin kontrata në destinacione që janë më shumë sesa një orë, një orë e gjysmë, larg aeroportit”, thotë Vathi.

Rritja e çmimeve ka pasur ndikimin e saj gjithashtu. “Ka frenuar rritjen e turistëve, që mund të shkojë deri në 15% në krahasim me vitin 2019”, thotë Vathi.

Sipas të dhënave të INSTAT, qytetarët nga Kosova, Italia, Holanda, Polonia, e Gjermania frekuentuan më shumë vendin në muajin maj.

/GazetaSinjali/