Qeveria po planifikon që me Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, tetë ligje të ndryshohen me qëllim të riparimit të dëmeve në ekonomi të shkaktuara nga pandemia.
Këto ndryshime do të mundësojnë që Fondi Kosovar për Garanci Kreditore të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës deri në 80 %, tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale, të aplikohet norma e reduktuar të TVSH-së në 8 % edhe për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimet e ushqimit.
Gjithashtu pritet të mundësohet lejimi që mjetet e AKP-së të mund të përdoren për të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike. Do të bëhet shtyrja e afatit të pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe nuk do të ndëshkohet mospagesa e deklaratës tatimore e ndikuar për shkak të pandemisë për vitin 2020 dhe 2021. /Gazeta Sinjali