image Plani i paqes së Trumpit për Jerusalemin, Macron hedh dyshime

Modë & Stil

Marrëveshja/ Plani i paqes së Trumpit për Jerusalemin, Macron hedh dyshime

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës, gjatë prezantimit të planit të tij për Lindjen e Mesme.

Megjithatë ai tha se plani parasheh që Jerusalemi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.

Presidenti amerikan shtoi se plani prej 80 faqesh, që është “më i detajuari” ndonjëherë, premton se shteti i ardhshëm palestinez do të jetë “i lidhur” me Jerusalemin Lindor.

Ndërkaq, presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti dyshime në lidhje me perspektivën e një zgjidhjeje dy-shtetesh midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Komentet e tij u bën, pasi u pyet për të komentuar planin e paqes për Lindjen e Mesme, të cilin këtë javë e shpalli presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Unë besoj në dy sovranitete”, tha Macron kur u pyet nga gazeta Le Figaro nëse ai besonte në zgjidhjen me dy shtete.

Macron, gjithashtu tha që ai nuk do të paraqiste ndonjë plan të tij, por sugjeroi që plani i presidentit amerikan, mund të hasë në vështirësi për tu zbatuar në terren.

Kujtojmë që pikat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Palestinës janë këto:

1. Ripërcaktimi i kufijve – palestinezët fitojnë shtetin

2. Kryeqyteti i Palestinës Jerusalemi Lindor, ndërsa i Izraelit Jerusalemi

3. Izraeli mban vendbanimet e veta në Bregun Perëndimor

4. Statusi i deritashëm i vendeve të shenjta do të mbetej edhe më tutje i pandryshuar

5. Hebrenjve nuk do t’u lejohej të blinin shtëpitë e arapëve dhe anasjelltas

6. Marrëveshja do të mbështetet financiarisht me miliarda dollarë, në radhë të parë nga SHBA

7. Kufiri në mes të Palestinës dhe Izraelit do të jetë i hapur për lëvizje të qytetarëve dhe të mallrave, do të ndërtohet një tunel që lidhë Bregun Perëndimor me Bregun e Gazës

Statusi përfundimtar i Jerusalemit ka qenë gjithmonë një nga pyetjet më të vështira dhe më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Plani u mirëprit nga Izraeli, por u përshëndet me gjakftohtësi në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ndërsa në Palestinë, iniciativa u hodh poshtë nga disa vende myslimane./ Gazeta Sinjali/