image Plani i Indisë kundër koronavirusit: 1,3 miliard indianë në izolim kombëtar për 21 ditë

Botë

Pandemia/ Plani i Indisë kundër koronavirusit: 1,3 miliard indianë në izolim kombëtar për 21 ditë

news image

Kryeministri indian, Narendra Modi, njoftoi sot masën e izolimit të plotë për 21 ditë në Indi, kundër pandemisë së koronavirusit.

“Nga ora 12 pas mesnate i gjithë vendi do të kalojë nën një izolim të plotë. Duke parë situatën, izolimi do të jetë për 21 ditë, tre javë”, tha Modi në një njoftim televiziv.

Ai tha se masa, që përfshin vendin e dytë më të populluar në botë me 1,3 miliardë banorë, ishte në përputhje me mendimin e ekspertëve të shëndetit, të cilët këshilluan që masa ishte e nevojshme për të prishur ciklin e infeksioneve.

Ai tha se qeveria kishte caktuar gjithashtu edhe 150 miliardë rupi (2 miliardë dollarë) për të forcuar infrastrukturën shëndetësore. /Gazeta Sinjali/