image Plagosja në Mitrovicë/ Një 50-vjeçar u qëllua me armë zjarri te Lumi Ibër

Siguri

Plagosja në Mitrovicë/ Një 50-vjeçar u qëllua me armë zjarri te Lumi Ibër

news image

Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri, paraditen e sotme afër lumit Ibër, në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Policisë, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të Lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut

“Sot rreth orës 10:20 është raportuar se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit. I plagosuri i moshës 50 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të Lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut.”

“Njësitë përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin. Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/