image Plagosja me armë në lokalin 'Exit' në Prishtinë, 37-vjeçari dërgohet në spital

Siguri

Plagosja me armë në lokalin ‘Exit’ në Prishtinë, 37-vjeçari dërgohet në spital

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali raportoi sonte për një rast të plagosjes që ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar, teksa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia, teksa burimet kanë bërë me dije se për cilin lokal bëhet fjalë.

Siç mëson Sinjali, incidenti me armë zjarri ka ndodhur në lokalin ‘Exit’, ku i lënduar ka mbetur një 37-vjeçar, i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Nga Policia kanë njoftuar se bëhet fjalë për B.A., duke shtuar se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës,

Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”, tha për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

/GazetaSinjali/