image Plagosja e infermierit në QKUK - Sindikata thërret protestë

Kosovë

Plagosja e infermierit në QKUK – Sindikata thërret protestë

news image

Sot në Klinikën e Urologjisë në QKUK është therur me thikë infermieri me iniciale F.B., gjatë orarit të tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Plagosja e tij, e cila sipas kryetarit të Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havollit, është kryer nga një palë, nxiti këtë sindikatë që të bëjë thirrje për protestë.

Në thirrjen e kësaj proteste ftohen të gjithë infermierët që janë në orarin e tyre të punës, të mblidhen menjëherë para Emergjencës në QKUK.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës, ju bën thirrje të gjithë infermierëve, që janë tani në punë, që të mblidhen menjëherë para Emergjencës në QKUK, në shenjë proteste për plagosjen e infermierit F., nga Klinika e Urologjisë. Po ashtu, ftojmë mediat e interesuara që ta përcjellin protestën. Share të gjithë, informoni të tjerët”, thuhet në apelin e kësaj sindikate./Gazeta Sinjali/