image Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, Lista Serbe akuzon Kurtin e Sveçlën

Politikë

Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, Lista Serbe akuzon Kurtin e Sveçlën

news image

Pas plagosjes së dy serbëve të Komunës së Shtërpcës, ka reaguar edhe Lista Serbe, duke akuzuar edhe kryeministrin Kurti.

Lisa Serbe, kritikojnë edhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën duke pyetur se kriminelët janë në veri apo jug.

Ja reagimi i plotë i Listës Serbe:

Lista Serbe, dënon ashpër tentimin e vrasjes së djemve serbë në fshatin Gotovusë dhe kërkon që urgjentisht të gjenden dhe të dënohen përgjegjësit e këtij krimi brutal dhe të rëndë.

Në ditën e Krishtlindjeve, kur fëmijët serbë po ktheheshin nga Badnjaku një automjet me dy shqiptarë ka ndaluar pranë tyre të cilët i kanë kërcënuar, dhe pas kësaj ka tentuar t’i vrasë duke i qëlluar. Me atë rast të dy djemtë u plagosën.

Ky sulm i paprovokuar ndaj fëmijëve serb kërkon reagimin më të mprehtë nga bashkësia ndërkombëtare por edhe nga institucionet kompetente të sigurisë. Sulmi është pasojë e drejtpërdrejtë e histerisë antiserbe të nxitur nga Albin Kurti.

Edhe Xhelal Sveçlës ja shtrojmë një pyetje, që tentoi të vriste fëmijët serbë? Kush është përgjegjës për këtë sulm brutal? Kriminelët janë në veri apo në jug?

/GazetaSinjali/