image Plagosi veten me armë zjarri, arrestohet prishtinasi

Siguri

Plagosi veten me armë zjarri, arrestohet prishtinasi

news image

Një vetëplagosje ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se personi i cili me pistoletën e tij kishte plagosur veten është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë rastin në Polici e ka denoncuar vet i dyshuari.

Policia ka njoftuar se është konfiskuar pistoleta me 17 fishekë.

/GazetaSinjali/