Dje si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person në fshatin Sibofc të Podujevës.
I dyshuari është arrestuar nga policia ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Fshati Sibofc, Podujevë 16.10.2019-17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.