image Plagoset një infermier në QKUK

Kosovë

Plagoset një infermier në QKUK

news image

Një infermier është plagosur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, kryetari i sindikatës së infermierëve, Fitim Havolli.

Sipas Havollit, infermieri i plagosur tani gjendet në sallën e operacionit.

Aktin kjo sindikatë e kanë dënuar ashpër duke ftuar Policinë e Kosovës që të merren me rastin.

Reagimi i plotë:

Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.
Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Po ashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë. /Gazeta Sinjali /