Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e së dielës në fshatin Fiershegan të Lushnjes.
Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit. I plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetasi me inicialet M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja./Gazeta Sinjali/