image Plagoset në shtëpinë e tij në Prizren, nuk e di se nga i erdhi plumbi

Siguri

Plagoset në shtëpinë e tij në Prizren, nuk e di se nga i erdhi plumbi

news image

Është plagosur në rrethana të panjohura nga një predhë një person në shtëpinë e tij në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se tani i plagosuri ishte duke punuar në shtëpi, kur është plagosur nga predha.

Ai fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, për t’u bartur pastaj në QKUK.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në shtëpinë e tij, në rrethana të panjohura është plagosur, nga një predhë. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/