image Plagoset me thikë një qytetar në Prishtinë, arrestohen dy persona

Siguri

Plagoset me thikë një qytetar në Prishtinë, arrestohen dy persona

news image

Një person është therur me thikë sot rreth orës 19:30 te nën kalimi te Santea në Prishtinë, ku i njëjti më pas është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti, e cila tha se viktima është plagosur nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar ajo.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./GazetaSinjali/