image Plagoset aksidentalisht një grua në Podujevë, dërgohet në QKUK

Kosovë

Plagoset aksidentalisht një grua në Podujevë, dërgohet në QKUK

news image

Mbrëmë, rreth orës 23:50, një grua me iniciale, Sh.Zh  është plagosur aksidentalisht në shtëpinë e saj. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë, njofton Policia e Kosovës.

Siç është bërë e ditur, e plagosura ka marr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Prishtinë, 21 dhjetor 2020 – Mbrëmë në ora 23:50 është pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur; · Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri: një revole e tipit Glock, një Revolver i tipit Zastava si dhe 13 copë fishek.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri; Një Revole e tipit GLOCK: Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe, Trembëdhjetë copë fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, është bërë e ditur se, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar se janë implikuar direkt në rast.

Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar; ▪︎ N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ▪︎ M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast. Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/