image Plaçkitësit e armatosur i hyjnë në shtëpi dhe e lidhin gruan

Kosovë

Siguri/ Plaçkitësit e armatosur i hyjnë në shtëpi dhe e lidhin gruan

news image

Të mërkurën rreth orës 11:30, një grua nga komuniteti boshnjak në rrugën “Luja Braja” në Veri të Mitrovicës, ka raportuar se është plaçkitur në shtëpinë e saj.

Dy persona të panjohur dhe të armatosur  kanë hyrë në shtëpinë e saj ku fillimisht e kanë lidhur, pastaj nën kërcenim të armës ia kanë marrë një shumë të parave dhe një aparat i telefonisë fikse.

“Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe mbetet të hetohet”.