image Pjetër Shala nuk merr pjesë në konferencën për ecurinë e çështjes ndaj tij

Drejtësi

Pjetër Shala nuk merr pjesë në konferencën për ecurinë e çështjes ndaj tij

news image

Në konferencën që po mbahet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, lidhur me rastin e Pjetër Shalës, ky i fundit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në këtë konferencë, transmeton Gazeta Sinjali.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake punën e deri tanishme lidhur me çështjen, ku ka njoftuar se shumica e materialeve janë përkthyer në gjuhën shqipe, ndërkaq ka kërkuar që të nxjerrë materiale të ekspertizave.

“Të gjitha ato që janë mundur të nxjerrë janë nxjerrë, ato që nuk janë nxjerrë janë objekt i një kërkese që nuk ka marrë zgjidhje. Sa i përket përkthimeve në shqip, ne e kemi nxjerrë paketën e fundit dje dhe me këtë mbyllim përkthimin në gjuhën shqipe të deklaratave të dëshmitarëve. Sa i përket ekspertizave, ka disa hapa hetimorë të pakryer që kanë mbetur. I kërkojmë leje gjykatës që të nxjerrim disa materiale të kësaj rregulle”.

Avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen, ka kërkuar që t’i ketë në dorë disa shtojca nga materialet të cilat thotë se nuk i janë dorëzuar.

Nga mbrojtja u kërkua edhe që disa intervista të dëshmitarëve të përkthehen në shqip.

“Çështja e incizimit, audio-video të disa prej deklaratave dhe intervistave të dëshmitarëve. Disa prej tyre nevojiten në formatin video, mungon përkthimi në pjesë të caktuara të intervistës sepse nganjëherë i ka disa gjeste që i bën dëshmitari dhe kamerës i tregojnë disa prova, janë të kufizuara por i kemi të nevojshme”.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar ZPS-në që të nxjerrë akt ekspertiza kriminalistike lidhur më çështjen.

“Në bazë të kërkesës së ZPS-së për autorizim të nxjerrjes së akt ekspertizave kriminalistike, pasi mora në shqyrtim arsyet nga ZPS-ja, urdhëroj ZPS-në që t’i nxjerrë akt ekspertizat jo më vonë se 8 tetor 2021”.

/Gazeta Sinjali/