Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se Pjetër Shala u transferua në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ish-ushtari i UÇK-së, ishte arrestuar më 16 mars të këtij viti, derisa aktakuza ndaj tij ishte konfirmuar më 12 qershor të vitit të kaluar.
Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.
“Aktakuza e konfirmuar pretendon se Z. Shala është përgjegjës, nën forma të ndryshme të përgjegjësisë penale individuale, për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturave dhe vrasjeve të kryera në kontekstin e dhe të shoqëruara me një konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar në Kosovë. Krimet e pretenduara për të cilat akuzohet Z. Shala ndodhën midis afërsisht 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999 kundër personave të ndaluar në Fabrikën e Metalit në Kukёs (Shqipëri) që thuhet se përdorej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim thuhet se së shpejti do të jepet informacion mbi datën dhe orën e paraqitjes së parë të Shalës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.
“Paraqitja e parë mbahet në seancë publike dhe mund të përcillet përmes faqes së DHSK-së në Internet”, thuhet në komunikatën e tyre.