image Pjesëtarët e FSK-së zhvillojnë trajnimin “lufta në qendrat e banuara”

Siguri

Pjesëtarët e FSK-së zhvillojnë trajnimin “lufta në qendrat e banuara”

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kompania 1B e Regjimentit të parë të këmbësorisë ka përfunduar trajnimin “Lufta në qendrat e banuara” me instruktorët e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Mehaj njoftoi se qëllimi i këtij trajnimi ka qenë stërvitja e pjesëtareve për luftë në qendrat urbane, e që është një nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit.

Gjithashtu ai tha se gjatë ekzekutimit të trajnimi pjesëtarët kanë praktikuar disiplinat ushtarake, qitje me armë individuale dhe në ekip si dhe janë trajnuar për lufte në qendra të banuara në kushte të ditës dhe të natës, si një nga metodat me komplekse të luftës.

“Trajnimi u përmbyll me realizimin e skenarit të “kordon-kërkimit” dhe “pastrimit të dhomave” ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale”, përfundoi Mehaj.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid02inceXY9hrMpDBmp3ed2ZM2kSN1YT7arbHRUwdXkp1x5SZm3kMXq5oFnhBYmHua3Gl?cft[0]=AZWXU41dnxSFD0EQ5wKWRf2VREJpyBffwsv4Lo7o4WICTwQXHl3KGFdunX210zHtX7xF6LXjq–twuYy3MjgPzXc4Iq5Qu6AwAVPzDOoz73InLZjwwLaXLMF1bPKc5B9udelIlkVd2mJZdWqSWXCDZ4kjyb3YvN4_3WsC5Fmlnc2mw8RwhxfvCyPB4jkAR9BMa4&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/