image Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Ushtria turke

Siguri

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Ushtria turke

news image

Në kuadër të planit vjetor të stërvitjes për vitin 2022,  në Kazermën “Minatori” në Mitrovicë, ekipet trajnuese të Ushtrisë Turke realizuan trajnimin “Operacionet e Sulmit, Mbrojtjes dhe Urbane”, me pjesëmarrës të Regjimentit të tretë Forcave Tokësore.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se gjatë realizimit të trajnimit u trajtuan temat: kamuflimi, operacionet ofanzive, operacionet defanzive, lufta urbane, prita, marshim ditën dhe natën, navigim tokësor, lëvizje taktike me mjete të blinduara, qitje, qarje të pengesave, hapje të pozicioneve, EOD dhe test fizik të Ushtrisë së Turqisë.

Më tej në njoftimin e FSK-së thuhet se trajnimi ka përfunduar me demonstrimin e operacioneve ofanzive, defanzive dhe lufta urbane, me ç‘rast pjesëmarrësit testuan në praktikë nivelin e njohurive të përfituara gjatë trajnimit.

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, Komandanti i Regjimentit të tretë të Këmbësorisë si dhe përfaqësues nga Ushtria e Turqisë.

/GazetaSinjali/