Kryetari i Këshillit për të drejtat e UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka komentuar pjesëmarrjen e Andin Hotit si drejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, në takimin e fundit që është bërë në Bruksel, mes Kosovës, Serbisë dhe përfaqësuesit të BE-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Qeriqi ka thënë se Hoti i cili është në krye të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur nuk është personi kompetent për pjesëmarrjen në takime të tilla. Kjo sipas Qeriqit për faktin se Andin Hoti di shumë pak për luftën, ngase ai ka qenë i ri në atë kohë.
“Djali i Ukshin Hotit në luftë ka qenë i ri, shumë pak i dinë ngjarjet qe kanë ndodhur. Unë mendoj se duhet të jetë një profesionist më i mirë dhe ma i pjekur, i cili e ka përjetu komplet luftën”, ka thënë ai në KlanKosova. /Gazeta Sinjali/