image Pjesë e takimit të Kurtit me krerët e KFOR-it dhe EULEX-it ishin edhe komandanti i FSK-së dhe zv ministri i Mbrojtjes

Pjesë e takimit të Kurtit me krerët e KFOR-it dhe EULEX-it ishin edhe komandanti i FSK-së dhe zv ministri i Mbrojtjes

news image

Në takimin e kryeministrit Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark ishin edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari dhe zv. ministri Ministrisë  së Mbrojtjes Shemsi Syla.

Po ashtu në takim ishin edhe zv kryeministri Besnik Bislimi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit, konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

/GazetaSinjali/