image Pjesë e parë e zjarrtë: 4 gola të shënuara, Zvicra barazon në fund - VIDEO

Futboll

Pjesë e parë e zjarrtë: 4 gola të shënuara, Zvicra barazon në fund – VIDEO

news image

Ka përfunduar 45 minutëshi i parë i sfidës mes Serbisë dhe Zvicrës.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e tretë finale të fazës së grupeve, që mund të përcaktojë skuadrën e cila do të kualifikohet në 1/8 finale të Botërorit.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 2-2.

Zvicra hapi llogarinë e para, duke realizuar përmes Xherdan Shaqirit në minutën e 20-të.

Serbia u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë, përmes Mitrovic dhe Vlahovic (26′, 35′).

Helvetët nuk u dorëzuan dhe në fund të pjesës së parë realizuan përmes Breel Embolos pas një pasimi nga Widmer.

Ky rezultat e kualifikon Zvicrën për në fazën eliminuese.

/GazetaSinjaliSport/