image Pite të mbushura me proshutë pule dhe djathë

Recetë/ Pite të mbushura me proshutë pule dhe djathë

news image

Pitet e mbushura me proshutë pule dhe djathë është receta perfekte për t’u përgatitur për në drekë.

Receta përgatitet për 30 minuta dhe masa e dhënë në këtë artikull është e paraparë për vetëm 1 porcion.

Përbërësit:

1 pite, 2 lugë gjelle krem djathi, 3 domate qershi, djathë emmental (i grirë), proshutë, 3 gjethe sallatë jeshile (të vogla) dhe piper i kuq.

Përgatitja:

Në fillim merrni piten integrale dhe e lyeni të gjithën me krem djathi Exquisa. Vendosni domatet qershi të ndara përgjysmë, piperin vegeta, djathin e grirë, proshutën e pulës, fletat e sallatës të lara mirë dhe rrotullojeni piten me kujdes.

Tani e ndani përgjysmë dhe e vendosni në një tavë. Futeni në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.

Merrni një pjatë dhe vendosni pak sallatë të prerë imët, 2 domate qershi prerë përgjysmë dhe pak piper të kuq.

I vendosni sipër piten e ndarë në disa pjesë të vogla. Grini sipër djathë./Gazeta Sinjali/