Këtë të premte, me 24 korrik, në gjendje normale pritej të bëhej hapja e Lojërave Olimpike të Tokios.
Përhapja e pandemisë ka shtyrë mbajtjen e këtyre lojrave për në vitin 2021, por nuk është ende e qartë nëse do të mbahen edhe vitin e ardhshëm..
Edhe nëse Lojërat Olimpike n Tokyo ndodhin, disa atletë do të jenë shumë të rraskapitur ose të lodhur edhe financiarisht për të pritur një vit tjetër.
E vetmja herë që Lojërat Olimpike janë anuluar plotësisht më parë, është për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe se lojërat ishin në vitin 1940 në Tokio, raporton BBC./ Gazeta Sinjali/