image Në Gjermani vaksina anti-COVID mund të jetë e gatshme nga mesi i vitit të ardhshëm

Evropë

Në Gjermani vaksina anti-COVID mund të jetë e gatshme nga mesi i vitit të ardhshëm

news image

Qeveria e Gjermanisë u ka dhënë grante tri kompanive për të ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, Berlini ka paralajmëruar se ekzistojnë gjasa të vogla që vaksina të jetë e qasshme para gjysmës së vitit të ardhshëm, shkruan “Deutsche Welle”.

Kompanitë gjermane po zhvillojnë vaksinat “premtuese” kundër COVID-19, por ekspertëve do t’iu duhet kohë që deri kah mesi i vitit të ardhshëm ta kenë të gatshme vaksinën për qytetarët, ka bërë të ditur ministrja gjermane e hulumtimeve Anja Karliczek.

Ministrja ka theksuar se qeveria u ka ofruar fonde tri kompanive gjermane – CureVac nga Tubingen, BioNTech nga Minz dhe Dessau IDT Biologika, me qëllim që të përshpejtohet procesi i zhvillimit të vaksinave premtuese anti-COVID-19.

“Që të tria janë kompani premtuese, por natyrisht se ne gjithmonë duhet të presim përfundimin e fazave testuesve dhe efikasitetin e tyre me qëllim që të kem një vaksinë të sigurtë për qytetarët”, shtoi Karliczek./ Gazeta Sinjali/