image Pika e vetme për të cilën u pajtuan sot Kurti e Mustafa

Kosovë

Takimi/ Pika e vetme për të cilën u pajtuan sot Kurti e Mustafa

news image

Pa marrëveshje për koalicion ka përfunduar edhe takimi i sotëm ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Ndonëse ende nuk është arritur marrëveshja për të qeverisur bashkë, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se të dy liderët janë marrë vesh që t’i intensifikojnë takimet deri në arritjen e një marrëveshjeje. Kjo është pika e vetme për të cilën Kurti e Mustafa janë pajtuar sot, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dy liderët, z.Mustafa dhe z.Kurti janë pajtuar që t’i intensifikojnë takimet ditëve në vijim deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive tona”, ka thënë Besian Mustafa pas takimit.

Zëdhënësi i LDK-së është shprehur se Kurti dhe Mustafa tani do të takohen pothuajse çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes. /Gazeta Sinjali/