image Pfizer vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja

Shëndetësi

Pfizer vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja

news image

Agjencia e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA ka dhënë aprovimin e plotë për vaksinën antiCOVID e Pfizer/BioNTechit.

Sipas agjencisë “AP”, dy dozat e vaksinës së Pfizerit e kanë marrë aprovimin e plotë nga FDA-ja.

Fillimisht vaksina kishte autorizimin për përdorim emergjent. Por tash dy dozat e kësaj vaksine, që jepen tri javë ndaras nga njëra tjetra, kanë marrë aprovimin e plotë për t’u përdorur te personat nga 16 vjet e më të vjetër.

FDA-ja në deklaratën e saj ka thënë se në rishikimin e saj për aprovim janë përfshirë të dhënat nga afro 44 mijë persona. Vaksina, që do të jetë në treg tash e njohur si Comirnaty, është konstatuar se ka efikasitet 91 për qind për të parandaluar sëmundjen e COVID-it.

Janet Woodcock, komisionere e FDA-së, ka shtuar se publiku mund të jetë shumë i sigurt se vaksina përmbush kriteret më të larta të sigurisë, efikasitetit dhe kualiteteve të prodhimit.

Ende ka autorizimin për përdorim emergjent te fëmijët mes moshës 12 e 15 vjeçare. /GazetaSinjali/