Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është pezulluar nga puna zyrtari K.R, pasi që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas njoftimit, zyrtari K.R ka mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
Në njoftimin e SHKK-së thuhet se vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.