Këshilli Organizativ i Protestës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka vendosur që të pezullohet greva përkohësisht, e cila ishte shpallur në fund të muajit nëntor të vitit 2019.
Drejtues të Sindikatës së Punëtorëve kanë thënë për Radio Kosovën se greva do të pezullohet deri në një vendim të ri.
Greva kishte filluar për arsyen e kundërshtimit ndaj vendimit të qeverisë që Presidenca të vendoset në Ministrinë e Kulturës.
Ndërkaq Drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve kanë thënë se greva do të pezullohet deri në një vendim të ri nga ana e Ministrisë së Administratës Publike.
Punëtoret e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, përkohësisht do ta ndërpresin grevën. Kjo u bë e ditur pas një takimi të mbajtur nga Këshilli Organizativ i Protestës.
Kryetari i Sindikatës se Punëtorëve në Ministrinë e Kulturës, Labinot Berisha, tha se ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të ri që pritet të jetë i paanshëm nga ana e Ministrisë së Administratës Publike .
“ Këshilli Organizativ i Protestës ka marrë vendim që greva e përgjithshme, e shpallur në të gjitha hapësirat ku funksionon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të pezullohet. Ky vendim është marrë për arsye se Ministria e Administratës Publike publikisht është deklaruar se nuk do të marrë veprime të një anshme për largimin e punëtorëve nga objekti”, ka thënë Berisha./Gazeta Sinjali/