COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Recetë/ Petulla shtëpie me kungull

news image

Përgatitja e petullave me kungull është pak e njohur. Por, shija e tyre është shumë e veçantë.

Këto petulla mund t’i përgatisni çdo mëngjes për të vegjlit tuaj.

Ja se çfarë ju nevojitet për t’i përgatitur këto petulla:

  • 400 gr miell
  • 2 kungulleshkë (të grirë në rende)
  • 1 karotë (e grirë në rende)
  • 1 lugë maja
  • 300 ml qumësht
  • 2 fije qepë e njomë (të njoma, të grira)
  • 50 ml vaj
  • kripë
  • piper

Përgatitja

Në një tas hidhni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë derisa të merrni një masë të plotë.

Lini brumin të qetësohet pak, ndërkohë vendosni tiganin në zjarr.

Shtoni vajin dhe pasi të jetë nxehur mirë, me një lugë gjelle hidhni petullat një e nga një dhe i skuqini.

Kjo reçetë përgatitet për 20 minuta./Sinjali/


Shpërndaje artikullin