Petullat me patëllxhan është njëra prej recetave që përgatitet shpejt dhe është super e shijshme.
Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe masa e dhënë parashihet të shërbehet për dy persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 1 deri në 2 patëllxhan, 1 kokërr vezë, pak miell, gjysmë gote qumësht, majdanoz (të freskët) dhe pak kripë.
Përgatitja: I preni patëllxhanët në feta gjatësore, i hedhni në ujë me kripë dhe i leni derisa t’ju dalë hidhësia, një deri në dy orë. Filloni të përgatisni brumin. Në një tas hedhni miellin, vezën, pak kripë, pak qumësht dhe filloni ta përgatisni me anë të një spatule kuzhine. Duhet të keni parasysh që brumi duhet të jetë i ngjashëm me brumin e petullave. Pasi e keni përgatitur brumin, i grieni pak majdanoz të freskët, për më shumë shije.
Më pas heqni patëllxhanët nga uji, i vendosni në pjatë, i thani me letër kuzhine në mënyrë që brumi të ngjitet më mirë, i ngjyejni patëllxhanët në brumin e që keni përgatitur dhe i skuqni në një tigan më vaj të nxehtë nga të dyja anët./Gazeta Sinjali/