Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të përfshihet në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që SHBA-ja nuk mund ta bëjë këtë e vetme.
Ai deklaron se nuk beson që SHBA-ja mund ta zgjidh këtë çështje pa qenë e pranishme BE-ja.
“Unë do të doja që BE-ja dhe SHBA-ja të bashkëpunojnë në një temë kaq të rëndësishme, e cila ka të bëjë me Evropën dhe është e rëndësishme për bashkimin e ardhshëm të Evropës, domethënë zgjerimin në Ballkan. Unë shpresoj që kjo të ndodhë” ka theksuar ai.
Petritsch pret që sot në Washington të ketë marrëveshje finale sa i përket zhvillimit ekonomik të këtyre dy vendeve. /GazetaSinjali/