Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi përmes rrjetit social Twitter, sot duke u thirrur në një shkrim ka thënë se Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin.
Por, siç duket për këtë gjë nuk ka pasur njohuri amabasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Ai i ka bërë “retweet”, ish-ministrit, duke i thënë se nuk e ka një informacion të tillë, transmeton Gazeta Sinjali.
Në lidhje me këtë “tweet”, i menjëherëshëm ka qenë reagimi i qytetarëve, të cilët nuk kanë hezituar të ironizojnë në lidhje me përgjigjen që ambasadori Heldt ia ka kthyer Selimit.
Por, kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer as ish-ministrit të Jashtëm, i cili ka thënë se pret kërkim falje nga amabasadori Heldt.
“Nëse Heldt mendon se @AJBalkans është duke gënjyer, atëherë ai duhet të ju reagojë atyre dhe jo të më jap mua një përgjigje ofenduese dhe cinike, e cila është e papranueshme nga një diplomat që ka shkaktuar një mori
‘tweets’ të shoqëruara me sharje. Unë isha duke u thirrur në një burim. Po pres një kërkim falje”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter./Gazeta Sinjali/