image Petkoviq i reagon Kurtit për mosformimin e asociacionit: Po i poshtëron BE-në e SHBA-në

Politikë

Petkoviq i reagon Kurtit për mosformimin e asociacionit: Po i poshtëron BE-në e SHBA-në

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në një deklaratë me shkrim, Petkoviq komentoi deklaratën e fundit të Kurtit se s’do të ketë Asociacionin. Ai tha se Kurti nëse e anulon dialogun, poshtëron drejtpërdrejt Bashkimin Evropian dhe SHBA-në.

Është e papranueshme dhe e turpshme që Kurti të tregojë arbitraritet dhe arrogancë kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe ta bëjë këtë pa asnjë sanksion, pikërisht nga ata që janë garantues për zbatimin e asaj që është nënshkruar. Nuk ka dyshim se Kurti po thotë se jo vetëm që nuk do të ketë Asociacion të Komunave Serbe, por nuk do të ketë as serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq, njoftoi zyra e tij.

/GazetaSinjali/