image Petkoviq: Zgjedhjet e 17 tetorit vendimtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë

Politikë

Petkoviq: Zgjedhjet e 17 tetorit vendimtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, është deklaruar rreth zgjedhjeve që pritet të mbahen më 17 tetor, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se zgjedhjet lokale kanë rëndësi vendimtare sepse sipas tij “ato vendosin për mbijetesën e popullit serb”.

Tutje ai ka shtuar se shumë njerëz duan t’i shohin serbët e ndarë.

“Ka shumë njerëz që duan të shohin serbët të ndarë, sepse ata mendojnë se në këtë mënyrë më lehtë mund t’i arrijnë qëllimet e tyre politike”, ka thënë ai në një intervistë për “Politika”.

/Gazeta Sinjali/