image Petkoviq: Nuk është arritur marrëveshje për targat

Politikë

Petkoviq: Nuk është arritur marrëveshje për targat

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, ka mohuar sot se është arritur marrëveshje me kryenegociatorin e Kosovë Besnik Bislimi.

“Dua të mohoj fuqishëm publikimin e lajmeve absolutisht të rreme që u shfaqën jo vetëm në portalin e shërbimit publik serb, ku thuhej se mbrëmë me Bislimin është arritur marrëveshja për zgjatjen e vendimit për targa KM për 10 muaj”, tha Petkoviq.

Më tej ai ka theksuar se kjo çështje do të diskutohet brenda propozimit francezo-gjerman.

Petkoviqi tha se është fabrikim i pastër, gënjeshtër dhe propagandë që vjen nga Prishtina lajmi për marrëvshjen.

Ai deklaroi se dje ishte në Beograd gjatë gjithë ditës dhe javët e fundit nuk ka biseduar me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun e Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajčak.

“As nuk më telefonoi askush, kam qenë në Beograd gjatë gjithë kohës. Kjo lloj lufte propagandistike dhe informative që Prishtina po zhvillon kundër Beogradit në momentin kur na ndajnë pothuajse vetëm tri ditë nga fillimi i zbatimit të politikës ndëshkuese të Albin Kurtit ndaj serbëve, ku ai dëshiron të dënoi me 150 euro gjobë qytetarët që kanë targat KM, është absolutisht e papranueshme”, tha Petkoviq.

Ai deklaroi se është skandal i veçantë që këtë lloj propagande po e merr shërbimi publik i Serbisë dhe agjencia e lajmeve Fonet, të cilat shtoi ai  publikojnë lajme të rreme dhe kështu krijojnë konfuzion dhe pikëpyetje se çfarë ka bërë dhe po bën shteti.

/GazetaSinjali/