Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka nisur një vizitë sot në Kosovë.
Ai do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, me leje të ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sipas mediave serbe, Pekoviq do të takohet me krerët e komunës së Shtërpcës, si dhe më pas me të rinj dhe anëtarë të shoqatës kulturore artistike. Ai do të zhvillojë takim edhe me Listën Serbe.
Po ashtu raportohet se ai do të mbajë një fjalim para qytetarëve dhe do të japë ndihma për një familje.