image Petkoviq: Kurti të mendohet dy herë nëse tenton t’ua tregojë muskujt serbëve dhe Beogradit

Politikë

Petkoviq: Kurti të mendohet dy herë nëse tenton t’ua tregojë muskujt serbëve dhe Beogradit

news image

Drejtori të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që të mendojë dy herë nëse tenton t’ua tregojë mukujt serbëve të Kosovës dhe Beogradit.

“Nuk do t’i sjellë asgjë të mirë e as nuk do t’ia zgjidhë problemet e tij me kufizimet e energjisë, grevat e mësimdhënësve dhe qytetarëve të pakënaqur që çdo ditë shprehin rebelim social në gjithë Prishtinën”, tha Petkoviq.

Vartësi i Vuçiq, shtoi se Kurti është i fortë vetëm në thyerjen e marrëveshjeve, retorikën anti-Serbe dhe shkeljen e të drejtave politike dhe njerëzore të serbëve, popullizmin dhe demagogjinë.

“Kështu që Kurti le të ushqehet dhe inkurajohet nga imazhi i tij në rrjetet sociale dhe duke shkuar vjedhurazi në veri të Kosovës, ku mund të shohë vendosmërinë e serbëve për të formuar Asociacionin, mos lejoni masat e tij të njëanshme dhe anti-bazike dhe sa ata e duan vendin e tyre të vetëm, Serbinë. As xhipat e blinduar Rosu dhe njësitë speciale nuk mund ta ndihmojnë atje”, ka thënë Petkoviq.

/GazetaSinjali/