image Petkoviq i reagon Meliza Haradinajt: Po manifeston dhunë politike

Politikë

Petkoviq i reagon Meliza Haradinajt: Po manifeston dhunë politike

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, që tha se presidenti Vuçiq dhe bashkëpuntorët e tij nuk mund ta vizitojnë Kosovën, pa kërkuar falje për krimet e kryera, shkruan Gazeta Sinjali.

Petkoviq tha se deklarata e Haradinaj-Stubllës për anulimin e vizitës së presidentit serb është manifestim i dhunës politike dhe shkelje e standardeve Beograd-Prishtinë që rregullon vizitat dhe lirinë e lëvizjes.

“Deklarata e saj, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të lejohet të vijë në Kosovë deri në një njoftim të mëtejshëm është një manifestim i dhunës politike dhe një shkelje e qartë e standardeve Beograd-Prishtinë që rregullon vizitat nga zyrtarët dhe lirinë e lëvizjeve, si dhe të gjitha rregullat e sjelljeve të civilizuara”, tha ai pa përmendur kërkesën për kërkimfalje të shefes së diplomacisë kosovare.

Haradinaj-Stublla në reagimin e saj edhe një herë e ka përsëritur se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer dhe nuk i vënë para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit./Gazeta Sinjali/