image Petkoviq i reagon Kurtit: S’të intereson Udhërrëfyesi për Energji, përndryshe s’do krijoje gjendje lufte në Veri

Politikë

Petkoviq i reagon Kurtit: S’të intereson Udhërrëfyesi për Energji, përndryshe s’do krijoje gjendje lufte në Veri

news image

Shefi i të ashtuquajtures “zyra për Kosovën “ në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e ka quajtur “gënjeshtër” deklarimin e Kryeministrit Albin Kurti se Kosova vuan gjakderdhje financiare nga pagimi i rrymës për pjesën veriore të Kosovës.

“Marrëveshja për energjinë është arritur me insistimin e Beogradit, dhe në mënyrë që licenca e Elektroserverit to bëhet operacionale, Prishtina duhet të përmbush obligimet e saj, që përfshijnë marrëveshjen mbi shërbimet distributive, që s’ka ndodhur ende”, ka thënë Petkoviq, siç e citoi N1.

“Po t’i kishte interesuar Kurtit për implementimin e Udhërrëfyesit, ai nuk do të kishte krijuar gjendje lufte në Veri, të ndërtonte baza dhe të rrezikonte jetë njerëzish. Kur dikush dëshiron të zbatojë marrëveshje, ai fillimisht i krijon kushtet për të, dhe nuk dërgon ROSU’n për të okupuar Veriun”, ka shkruar Petkoviq.

Petkoviq mes tjerash e ka quajtur “gënjeshtër” edhe deklarimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se në barrikadat në Veri ka pasur edhe rusë të informuar që kanë ardhur nga Serbia, për çka tha se ato nuk kanë mundur të vinë me autobusë kur Jarinje dhe Bërnjaku kanë qenë të mbyllura.

Gjithashtu Petkoviq e ka quajtur “gënjeshtër” deklarimin e Kurtit për gazetën holandeze “NCR” se po të mos ishte për praninë e NATO’s në Kosovë “serbët do të donin të na masakronin”, përçka pretendoi të kundërtën.

/GazetaSinjali/